Gjiganti gjerman pas Kounde-s

by Nexhat

Bayern Munichu raportohet se po e shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Barcelonës, Jules Kounde, i cili këtë sezon nuk po arrin të sigurojë hapësirën e dëshiruar në formacionin e trajnerit Hansi Flick.

Sipas “Bild”, kampioni gjerman nuk është klubi i vetëm që po e përcjell situatën e futbollistit francez. Për shërbimet e 27-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe disa gjigantë të Premier League-s, përfshirë Arsenalin, Chelsean, Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.

banner

Kounde ka qenë titullar në vetëm dy nga pesë paraqitjet e tij këtë sezon, ndërsa në tri ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga ka qëndruar në bankën rezervë.

Edhe pse mbrojtësi francez e kupton vendimmarrjen e trajnerit Flick, mungesa e minutave të lojës mund ta shtyjë të shqyrtojë mundësinë e largimit nga klubi katalanas, nëse situata e tij nuk ndryshon.

Megjithatë, realizimi i një transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Kounde ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030.

Francezi iu bashkua Barcelonës nga Sevilla në vitin 2022, për shumën prej 50 milionë eurosh. Që nga atëherë, ai ka zhvilluar 193 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit katalanas, duke shënuar 10 gola dhe regjistruar 22 asistime.

Mbetet të shihet nëse Bayerni do të konkretizojë interesimin për mbrojtësin francez dhe nëse Barcelona do të jetë e gatshme të negociojë largimin e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy