Ish-Missi frymëzon nënat, Eriona Sejdiu shkëlqen tetë muaj pas lindjes

by jonzefaj

Tetë muaj më parë, ajo që dikur rrëmbente kurorat e bukurisë dhe më pas zemrat e publikut si moderatore, Eriona Sejdiu, u bë nënë për herë të parë.

Një moment i bukur dhe i shumëpritur, që kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj – të njëjtin që vitin e kaluar e çoi drejt altarit në një dasmë që u bë hit në rrjete sociale, nga fustani te vallëzimet.

banner

Që prej asaj kohe, Eriona ka zgjedhur një profil më të tërhequr publikisht, duke iu përkushtuar familjes së saj të re. Por mesa duket, nuk ka lënë pas dore as veten. Përkundrazi!

Një fotografi e postuar së fundmi nga palestra ka tronditur rrjetin – ish-Missi duket në super formë, me trup të tonifikuar dhe energji që flet vetë. Më pak se një vit nga lindja, ajo frymëzon nënat e reja me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Po, linda beben tetë muaj më parë dhe ju mund ta bëni poashtu nëna”.

Por çfarë po ndodh me anën profesionale? Nuk dihet nëse Eriona po mendon të rikthehet në ekran, apo për momentin, komoditeti i jetës larg kamerave ka fituar zemrën e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy