Vesa Luma përkrah Big Bastën dhe mohon krizën: “Ai është shembull për djalin tonë”

by jonzefaj

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një krizë martesore mes çiftit të njohur të estradës shqiptare, Vesa Luma dhe Big Basta. Por këngëtarja ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave përmes një reagimi të gjatë dhe emocional në Instagram.

Në një InstaStory të publikuar të shtunën, Vesa ka dalë hapur në mbështetje të partnerit të saj, i cili është pjesë e spektaklit “Ferma VIP”. Duke iu referuar rolit të saj publik si artiste dhe nënë, ajo ka thënë se është përkushtuar që gjithmonë të jetë zë kundër fenomeneve negative në shoqëri.

banner

“Gjatë gjithë jetës time kam shfrytëzuar platformat e mia të ndërtuara prej shumë vitesh, për të luftuar fenomene që kanë shfaqur një anë jo shumë pozitive në shoqërinë tonë”, shkruan ajo.

Vesa shton se një nga gjërat që e lëndon më shumë është të shohë kolegë që shërbejnë si modele negative për rininë, ndërsa e quan pjesëmarrjen e Big Bastës në “Ferma VIP” si një përpjekje për të sjellë shembuj të mirë.

“Të jap një fije shprese që ka dhe artistë të civilizuar me edukatë e me kulturë… Artist që s’ka nevojë t’i kenë frikë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit të tij që ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjencë”.

Duke folur për bashkëshortin e saj, këngëtarja shprehet hapur për vlerat që ai përfaqëson: “I vetmi repist social dhe njeriu më i drejtë e me këmbë në tokë që kam njohur (këtë e dinë të gjithë ata që e njohin)”

Në përfundim të shkrimit, ajo falënderon publikun për mbështetjen ndaj Big Bastës dhe zbulon se është duke menduar për një surprizë për ditëlindjen e saj, që bie të hënën: “Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që më në fund po e njihni Gerin, po e mbështetni aq fort… Tani më thoni, t’i bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën?”

Ky reagim vjen si një përgjigje e qartë ndaj thashethemeve dhe një dëshmi se dashuria dhe mbështetja mes çiftit vazhdon të jetë e fortë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy