Një 19-vjeçar në Ferizaj ka plagosur motrën e tij me armë zjarri

by engel

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.
“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, ka pohuar ai.

Veseli tregoi se viktima pas pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

banner

Veseli tha se në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, pohoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy