Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit të lartë ishin njëri ndër shkaktarët e dëmtimit të rrugës, ndërsa edhe ujërat atmosferikë bënë që për pak muaj rruga të dalë jashtë funksionit.
Rruga Arbanas-Zojz-Mamushë në Prizren, u dëmtua vetëm pak muaj pasi u shtrua me asfalt. Banorët ankohen për gjendjen aktuale të rrugës, pasi në këtë segment rrugor kalojnë udhëtarë dhe automjete të tonazhit të rëndë në disa fshatra.
“Si e kanë maru, fill kanë kalua kamionët edhe e kanë dëmtuar kamionët me pesha të rënda, sepse kjo rrugë nuk kë qenë e dëmtuar. Sa herë kamionët ikin prej gjobave këtej, me zall, me dhe, krejt ato shtëpia që prishen, që s’kanë të drejt me i gjuajt në qytet i bien këtej”, thotë Dedë Tushaj, banor.
“Menjëherë si e kanë shtrua menjëherë ka kris, pas dy apo tre muajve ka kris, hajde tre. Mamusha, Zojzi, Studenqani, Nëpërbishti, Medveci, krejt kalojnë aty pari, kjo rrugë është më e vlefshme se krejt”, thotë banori Selim Shala.
Operatori ekonomik jep arsyen se pse kjo rrugë kaq shpejt u dëmtua.
“Projekti ka qenë 4 metra me asfalt me u bë, kërkesa e banorëve ka qenë pesë metra me u bë, me u zgjerua edhe ura edhe rruga, e ka miratua autoriteti kontraktues, kur e ka miratua me ua zgjerua rrugën, pastaj nuk kanë lënë hapësirë për hapje të kanaleve sepse ju prekën pronat private, i kanë ndalu hapjen e kanaleve, tani ujërat atmosferik e kanë bë të veten, kanë hy poshtë trasesë dhe e kanë dëmtua”
Ky ishte një investim i komunës së Prizrenit, ndërsa sanimi i rrugës ka filluar dhe pritet të përfundojë shpejt, thotë drejtori i shërbimeve publike Çelë Lamaj