Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin, thotë Zelenskyy pas sulmeve vdekjeprurëse ruse

by Nexhat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar liderëve ndërkombëtarë të rrisin presionin e tyre ndaj Rusisë, pasi forcat e Moskës intensifikuan sulmet në Ukrainë gjatë natës.

Udhëheqësi ukrainas tha se ekipet e shpëtimit po punojnë në mbi 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës pasi gati 300 dronë sulmues dhe pothuajse 70 raketa, përfshirë ato balistike, u lëshuan nga Rusia gjatë natës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

banner

“Objektivat ishin rajonet e Kievit, si dhe Zhytomyr, Khmelnytskyi, Ternopil, Chernihiv, Sumy, Odesa, Poltava, Dnipro, Mykolaiv, Kharkiv dhe Cherkasy”, shkroi ai në një postim në X, në të cilin ai tha se sulmet synonin qëllimisht “qytetet e zakonshme”.

“Çdo sulm i tillë terrorist rus është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë. Rusia po e zvarrit këtë luftë dhe vazhdon të vrasë çdo ditë. Bota mund të shkojë në një pushim fundjave, por lufta vazhdon, pavarësisht fundjavave dhe ditëve të javës. Kjo nuk mund të injorohet. Heshtja e Amerikës, heshtja e të tjerëve në mbarë botën vetëm inkurajojnë Putinin”.

Zelensky shtoi se pa presion vërtet të fortë mbi udhëheqjen ruse, ky brutalitet nuk mund të ndalet.

“Sanksionet sigurisht që do të ndihmojnë. Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, e vendeve europiane dhe e të gjithë atyre në mbarë botën që kërkojnë paqe”.

Të paktën 12 njerëz u vranë në sulmet që përfshinin gati 300 dronë dhe pothuajse 70 raketa gjatë natës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy