Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit

by Nexhat

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 personat e ndaluar në kuadër të një hetimi për trafik armësh Kosovë-Shqipëri. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke i lënë në qeli Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur para gjykatës, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke pretenduar se blerjet e stimuluara janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe se mungojnë provat konkrete për secilin prej të ndaluarve.

banner

Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që të cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe të marrë parasysh faktin se të dyshuarit nuk kanë precedentë penalë të mëparshëm. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertizat e kryera për armët e sekuestruara më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra prej armëve rezulton jashtë funksionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy