BBC: Tragjedia e familjes palestineze al-Najjar: Vdes nga plagët doktori që humbi 9 fëmijët e tij në një sulm izraelit

by Nexhat

Zyrtarët e Shëndetësisë palestineze kanë njoftuar se një doktor palestinez, i cili humbi 9 fëmijët e tij në sulmin ajror izraelit në Gaza më 23 maj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në po të njejtin sulm, raporton BBC.

Dr. Hamdi al-Najjar sapo kishte lënë gruan e tij, Dr. Alaa al-Najjar, në Spitalin Naser, ku të dy punonin, kur shtëpia e tyre në Khan Younis u godit nga një sulm, duke vrarë nëntë fëmijët e tij, ndërsa vetë ai dhe fëmija i 10-të mbetën të plagosur.

banner

Hamdi ishte duke u trajtuar në spital për dëmtime në tru dhe dëmtime të brendshme, por është bërë e ditur se ka humbur jetën të shtunën. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Alaa dhe djali i tyre 11-vjeçar Adam – i cili vazhdon të jetë në spita, janë të vetmit anëtarë të mbetur të familjes.

Kujtojmë se Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza si përgjigje ndaj sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor 2023, ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Ndërsa, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas në këtë territor, që atëherë, Izraeli ka vrarë të paktën 54,418 persona në Gaza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy