KEK për bizneset e mëdha: Afati për të lidhur kontrata me ne si furnizues filloi dje, zgjat 8 ditë

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë dalë nga dje në treg të hapur.

“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025.  Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.”

banner

KEK ka thënë se afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 1 qershor dhe zgjatë 8 ditë. Për këtë KEK kërkon nga bizneset që të kontaktojë në adresën zyrtare [email protected] ose në numrin e telefonit 080010600.

Bizneset duhet të përfshijnë të dhënat e përditësuara të tyre:

• Numri i biznesit (NUI)

• Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK

• Pikat matëse

• Adresa e biznesit

• Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)

• Letërnjoftim i personit te autorizuar

“Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy