Presidentja Osmani dekoron Nënat e Srebrenicës me Medaljen Presidenciale për Shërbim

by engel

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale për Shërbim Nënat e Srebrenicës – simbol i dhimbjes dhe forcës pas gjenocidit të vitit 1995 në Bosnje e Hercegovinë.

Gjatë ceremonisë solemne, Osmani përkujtoi masakrën e Srebrenicës, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem nga forcat gjenocidale të regjimit të Millosheviqit. Ajo theksoi se nënat ende nuk kanë varre për bijtë e tyre, por kanë gjetur kurajën për të kërkuar drejtësi, ashtu siç kanë bërë edhe nënat e Kosovës pas luftës.

banner

“Ju jeni bërë zëri i atyre që nuk mund të flasin. Me çdo fotografi që e keni mbajtur në duar, keni ruajtur kujtimin e gjallë,” tha Osmani, duke theksuar se dekorata është nder për të gjitha gratë që nuk heshtën përballë padrejtësisë.

Në emër të Nënave të Srebrenicës, njëra nga përfaqësueset u shpreh se ndonëse kanë humbur fëmijët e tyre, nuk kanë humbur dinjitetin dhe krenarinë. “I kemi hapur sytë e botës ndaj të vërtetës dhe dinjitetit tonë,” tha ajo, duke përmendur përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të gjenocidit përmes rezolutave në OKB.

Ceremonia u vlerësua si një gjest i fuqishëm solidariteti dhe kujtese mes Kosovës dhe Bosnjës, duke përforcuar mesazhin për drejtësi, paqe dhe siguri për gratë në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy