Mattarella: “Uria në Gaza është çnjerëzore. Izraeli duhet ta hapë Rripin e Gazës!

by informim peje

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka bërë një deklaratë të fuqishme lidhur me situatën në Gaza, duke e quajtur gjendjen e popullit palestinez “çnjerëzore” dhe duke kërkuar urgjentisht një armëpushim të menjëhershëm.

“Është çnjerëzore të vdesësh urie një popullsi të tërë – nga fëmijët te të moshuarit,” u shpreh Mattarella duke shtuar se ushtria izraelite duhet të krijojë qasje për organizatat ndërkombëtare që ndihma humanitare të rifillojë pa pengesa.

banner

Deklarata e presidentit italian vjen në një kohë kur gjithnjë më shumë vende evropiane po ndryshojnë tonin e tyre ndaj Izraelit dhe po ushtrojnë presion ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Ky pozicionim i Italisë përputhet me një qasje më humane dhe të përgjegjshme, duke shënuar një moment të rëndësishëm në qëndrimin diplomatik të vendit përballë një krize që ka tronditur ndërgjegjen ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy