Goditje ajrore për Rusinë: Ukraina shkatërron dy A-50 në sulmin “Rrjeti i Marimangës”

by informim peje

Redaktori i portalit investigativ The Insider, Michael Weiss, ka njoftuar në platformën ‘X’ se ka parë pamje që tregojnë dronët ukrainas të llojit FPV duke goditur dy avionë rusë të tipit Beriev A-50, të njohur ndryshe si “radarët fluturues”, gjatë sulmit të 1 qershorit.

Sipas tij, Rusia dispononte vetëm gjashtë avionë të tillë dhe me këtë sulm, ajo mbetet me vetëm katër. Çmimi për një avion të tillë arrin rreth 400 milionë dollarë. Edhe pse pamjet ende nuk janë bërë publike për arsye sigurie, gazetarë të shumtë kanë konfirmuar se i kanë parë.

banner

Beriev A-50 është një avion sovjetik i krijuar për paralajmërim dhe kontroll të hershëm ajror (AEW&C), i ndërtuar mbi platformën e avionit transportues Il-76. Ai është i pajisur me radar të fuqishëm që mund të zbulojë dhe ndjekë deri në 150 objektiva në të njëjtën kohë, në distanca deri në 650 kilometra.

Avioni hyri në shërbim në vitin 1985, dhe deri tani janë prodhuar rreth 40 njësi. Versioni më i avancuar, A-50U, ka përmirësime teknologjike të rëndësishme. Për shkak të kostos së lartë dhe vështirësive teknike, sidomos nën ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, Rusia e ka shumë të vështirë t’i zëvendësojë këta avionë.

Humbja e tyre përbën një goditje të madhe për Forcën Ajrore Ruse, pasi A-50 luan rol thelbësor në koordiminin e operacioneve ajrore dhe vëzhgimin e hapësirës ajrore.

Sipas informacioneve të shërbimit sekret ukrainas (SBU), këta avionë u goditën në kuadër të operacionit të fundit të quajtur “Rrjeti i Merimangës”, që konsiderohet sulmi më i madh ukrainas me dronë në bazat ajrore ruse.

Operacioni përfshinte përdorimin e dronëve FPV, të cilët ishin futur fshehurazi në kamionë brenda territorit rus. Gjatë këtij sulmi janë goditur më shumë se 40 avionë ushtarakë rusë, përfshirë bombardues strategjikë si Tu-95 dhe Tu-22M3, si dhe avionët A-50. Janë sulmuar gjithsej pesë baza ajrore në të gjithë Rusinë.

Nëse konfirmohet humbja e dy avionëve A-50, kjo do të thotë se Rusia ka humbur një të tretën e flotës së saj të këtyre avionëve të avancuar. Duke marrë parasysh se janë shumë të vështirë për t’u prodhuar dhe zëvendësuar, kjo humbje ka pasoja afatgjata për aftësinë e Rusisë për të menaxhuar dhe koordinuar efektivisht operacionet ajrore në konfliktin me Ukrainën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy