Prokurorja: Do të vërtetohet se Murseli dhe të akuzuarit tjerë kanë kryer veprat që iu vihen në barrë

by Nexhat

Prokurorja Javorka Perlinqeviq gjatë dhënies së fjalës hyrëse në gjykimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve.

Sipas prokurores, Prokuroria Themelore në Prishtinë pas hetimeve të detajuara ka ngritur aktakuzën kundër tre të akuzuarve. Tha se nga provat e mbledhura dhe gjatë krahasimit të tyre, Prokuroria konsideron se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që iu vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Ajo tha se dyshimi i bazuar i Prokurorisë është mbështetur në numër të madh të provave materiale, si dhe vetë deklaratave të të akuzuarve, të cilat i kanë dhënë në Polici.

Gjatë krahasimit të këtyre deklaratave dhe provave materiale të mbledhura, Prelinqeviq tha se Prokuroria është e bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat akuzohen, pasi me veprimet e tyre kanë sjellë deri te vdekja e tani të ndjerës.

Prokuroria tha se mbështeten në provat materiale të cilat i kanë në posedim. Po ashtu, tha se do të jepet edhe dëshmia e Leonard Ademajt- vëllait të tani të ndjerës Liridona Ademaj.

“Para natës kritike, pasi kishte dëgjuar lajmin tragjik, ka ardhur me familje në Prishtinë, mes tjerash vshtë takuar edhe me  të akuzuarin e parë- Naim Murseli, pas së cilës bashkë me familjen e tij ka marrë fëmijët e mitur të Liridonës dhe Naim Murselit, dhe të cilët në vazhdimësi i viziton, të cilët gjenden në Suedi”, tha Prelinqeviq.

Ajo shtoi se me rëndësi është edhe dëshmia e ekspertit mjeko-ligjor, Naim Uka, i cili ka bërë autopsinë e trupit të tani të ndjerës, e që në mënyrë të detajuar do të sqarojë se çfarë ka gjetur në trup dhe të cilës natyrë janë lëndime, si dhe koha e shkaktimit të tyre.

Lidhur me veturën “Seat”, e cila dyshohet se ishte huazuar nga i akuzuari i dyttë- Granit Plava, prokurorja tha se është me rëndësi edhe dëshmia që mund ta japë dëshmitari Jeton Binaku. Tha se edhe dëshmitari Valon Lokaj mund të jetë i rëndësishëm, pasi në ditën kritike kur ka ndodhur ngjarja, atë të parin e ka thirrur i akuzuari dhe i ka siguruar qëndrimin, e ku më vonë i është bashkëngjitur edhe Kokalla.

Në bazë të video-incizimeve, në mënyrë të detajuar përshkruhet lëvizja e të akuzuarve Murseli dhe Plava. Provë tha se janë edhe ekspertimet e telefonave të të akuzuarve Plava dhe Kokalla.

Sipas prokurores, nga mesazhet mes Plavës dhe Murselit, shihet se vrasja ishte planifikuar të ndodhte pikërisht atë ditë, sipas planifikimit të Murselit.

Për raportet familjare mes tani të akuzuarit Murseli dhe tani të ndjerës Ademi, prokurorja tha se është e nevojshme të dëgjohen dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve.

Preliqeviq shtoi se si provë materiale është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të tani të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro.

Ajo tha se kanë edhe deklaratën e të akuzuarit Kokalla të dhënë në Polici, e i cili ka deklaruat që përafërsisht një vit para kësaj ngjarje, para vrasjes së Ademajt, i akuzuari Murseli i ka kërkuar që t’ia vrasë bashkëshorten. Ai kishte thënë se ka refuzuar, mirëpo rreth 3 javë para vrasjes, vetë Kokalla ia kishte gjetur Plavën – duke e njoftuar me Murselin dhe të cilët janë marrë vesh që vrasja të kryhet për 30 mijë euro.

Pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, prokurorja thotë se do të vërtetohet dyshimi i Prokurorisë, e që këto do të sjellin në aktgjykim dënues

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy