Krasniqi thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mund të bëhet e domosdoshme, por jo në një datë me ato lokale

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme mund të bëhet e domosdoshme për shkak të bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, por se ato s’mund të mbahen bashkë me ato lokale.

“Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme brenda një procesi kushtetues edhe nëse nuk është zgjedhja e parë as e partive as e qytetarëve, mund të bëhet e domosdoshme. Qëndrimi im ka qenë i ditur, unë kam shkuar edhe një hap tutje, i kam pas propozuar edhe datat e mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën datë sepse afatet kushtetuese janë kokëforta,  nuk mund të interpretojmë kushtetutën jashtë afateve”, tha ai pas një takimi të zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

banner

Për bllokadën në Kuvend, Krasniqi e la fajtore partinë që doli e para nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të shkurtit.

“Sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme, ne jemi në bllokadë institucionale dhe është pikërisht për shkak të kryeneçësisë dhe mentalitetit imponues e autoritar të LVV-së e konkretisht propozimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit, e cila, siç kam thënë edhe në fillim, as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat për t’u bërë kryetare e Kuvendit”, tha ai.

Deklarata e Krasniqit erdhi pas asaj të nënkryetares së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila tha se e kishte hedhur në diskutim idenë që të mbahen dy palë zgjedhje – ato të jashtëzakonshme parlamentare dhe ato të rregullta lokale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy