Avokati Meshar Selimaj, ka folur lidhur me operacionin policor “Qielli i thyer” të zhvilluar të martën kundër krimit të organizuar për trafikim me drogë.
Selimaj ka thënë se ekziston një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë me trafikim të narkotikëve transnacionalë.
Ai ka deklaruar se një pjesë e provave janë marrë nga platforma Sky ECC, e cila është një platformë me gjasë që e ka bazën në Francë, nga e cila platformë edhe në shtetin shqiptar janë siguruar disa prej provave.
Avokati Ademi ka vënë në diskutim masat hetimore retroaktive nëse kanë ndodhur në rastin konkret, meqë sipas tij Kodi i Procedurës Penale i Kosovës është i rregulluar në atë mënyrë që parasheh disa procedura paraprake. Nga ana tjetër, ai ka thënë se një gjë e tillë në të kaluarën është shpallur anti-kushtetuese
“Është vënë një precedent i tillë juridik në Kosovë, ku, për shembull, është e ndaluar që në mënyrë retroaktive të bëhet kthimi apo përgjimi i personave të caktuar, sepse kemi të bëjmë me cenimin e privatësisë. Pra, ka edhe Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në sajë të kësaj, dhe këto dilema mund të dalin gjatë procedimit të rastit nëse ka veprim retroaktiv të nxjerrjes së të dhënave nga telefoni i dikujt. Atëherë i pandehuri dhe mbrojtja e tij kanë mundësi që të thirren në këtë aktgjykim ekzistues të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka karakter imperativ dhe detyrues për gjykatat e rregullta”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini. /Dukagjini/