Deputetja Duda Balje ka folur lidhur me “ofertat” e bëra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe rreth videove të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale.
“Kur unë jam në pyetje, do të thotë kemi disa precedentë në shtet, edhe mënyra e respektimit, edhe mënyra e poshtërimit, edhe mënyra e prezantimit të fuqisë… Unë jam e vetmja deputete prej komuniteteve që jam kundër një partie e cila ka fituar zgjedhjet. Deri tash nuk e kemi pasur këtë situatë”, ka thënë ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini
Ajo tutje është shprehur se deputetët e komuniteteve gjithmonë kanë qenë me partinë fituese të shqiptarëve, por se këtë herë ajo ka thënë se ka vendosur “dhe jam shumë e sigurt dhe kam shumë arsye mos me qenë pjesë e ekipit Vetëvendosje, në të cilin janë deputetë të tjerë”
“Unë nuk e votoj… Unë kam qenë gati me ia zgjat dorën Albinit, vërtetë. Kam shkuar në takim pavarësisht se për pesë vite kur kam qenë me ata, në çfarë pozite kam qenë; të injorimit, moskomunikimit… edhe mënyra qysh e kanë ndihmu konkurrencën time [gjatë fushatës zgjedhore]… Kurti nuk ka shku me vizitu boshnjakët…”, ka thënë ajo.
Sipas Baljes, këto ishin “shenja” se si e kanë pasur në plan me heqë prej politikës. /Dukagjini/