Policia e Kosovës i reagon “Paparacit”: Nuk u kërcënuam nga ministri Sveçla

by Nexhat

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj një shkrimi të portalit “Paparaci”, e cili ka raportuar se shefat e Policisë janë kërcënuar nga ministri i Punëve të Brendshme, për kinse moslajmërimin e tij për megaoperacionin kundër drogës, të realizuar me 03 qershor 2025, prentendime këto që policia e Kosovës i ka demantuar duke e quajtur një shkrim që nuk e pasqyron të vertetën.

Tutje, nga Policia e Kosovës përmes një sqarim publik kan thënë se shkrimi në fjalë paraqet informacione jo reale, të pavërteta dhe tri pretendime të paqena, se kinse ministri nuk është njoftur, që minstri ka pasur takim me shefat e policisë dhe që ka pasur presion, fjalosje etj, për çështje të operacionit në fjalë.

banner

Sqarimi plotë i Policisë së kosovës

Sqarim për media

Prishtinë, 05 qershor 2025

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin e publikuar sot në portalin paparaci, se kinse shefat e Policisë janë kërcënuar nga ministri i Punëve të Brendshme, për kinse moslajmërimin e tij për megaoperacionin kundër drogës, të realizuar me 03 qershor 2025.

Shkrimi në fjalë paraqet informacione jo reale, të pavërteta dhe tri pretendime të paqena, se kinse ministri nuk është njoftur, që minstri ka pasur takim me shefat e policisë dhe që ka pasur presion, fjalosje etj, për çështje të operacionit në fjalë.

Andaj Policia e Kosovës sqaron se, të gjitha veprimet policore janë ndërmarr konform autorizimeve ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante të drejtësisë dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Fillimisht veprimet operativo hetimore janë kryer nën urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili ka siguruar edhe koordinimin ndërkombëtar me shkëmbim të informacioneve me disa shtete si Belgjika, Franca, Holanda dhe Europli, e që ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar, bastisjen e 47 lokacioneve dhe konfiskimin e provave të ndryshme materiale.

Ashtu siç parashihet me ligjin e Policisë së Kosovës, policia është shërbim publik e cila funksionon në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sipas legjislacionit dhe autorizimeve të saja, ka informuar me kohë ministrin e Punëve të Brendshme për realizimin e operacionit policor i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm, por që nuk ka pasur takim me shefat e policisë as para e as pas operacionit dhe se nuk ka pasur asnjë presion apo fjalosje. Mos takimin e ministrit dhe shefat e policive siç potencohet në shkrim, e demanton edhe fakti se ministri i Punëve të Brendshme ka qenë dhe vazhdon të jetë jasht vendit.

Sikurse edhe në rastet tjera të realizimit të aktiviteteve dhe operacioneve policore, edhe në operacionin e datës 03 qershor, policia përmes menaxhmentit të saj ka komunikuar dhe ndarë informacionet e lejuara me ministrin për operacionin policor, dhe siç e potencuam nuk ka pasur asnjë problem, keq komunikim, apo presion siç pretendohet në shkrim.

Andaj, shkrimet e tilla nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy