Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi dhe solidaritet

by informim peje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së, ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

banner

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja.

Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë

Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë.

Me fat, Kurban Bajramin”, ka shkruar tutje Abdixhiku në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy