Kafja dhe plakja e shëndetshme: Nutricionisti shpjegon përfitimet

by informim peje

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Ora Shtatë”, nutricionisti Altin Joka foli për përfundimet e një studimi të fundit të prezantuar në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane për Ushqyerje, i cili tregon lidhjen mes konsumimit të kafes në moshë të mesme dhe një procesi më të shëndetshëm të plakjes – veçanërisht te gratë.

Sipas studimit, i cili përfshiu analizën e të dhënave nga rreth 47 mijë gra të moshave të mesme, u vu re se ato që konsumonin rreth tre filxhanë kafe në ditë kishin më shumë gjasa të përjetonin një plakje të shëndetshme, duke pasur më pak probleme me sëmundje kronike dhe shëndet të përgjithshëm më të mirë në moshën e tretë.

banner

“Në qoftë se nuk keni probleme me debulesën, ju duhet të konsumoni kafe, sepse është nga pijet më të shëndetshme,” tha Joka.

Ai theksoi se kafja është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve natyralë:

“Kafja është burim kryesor i antioksidantëve. Përmban rreth 1,000 lloje antioksidantësh dhe në 100 gramë kafe gjenden afërsisht 2,800 njësi antioksidantësh – më shumë se çaji jeshil apo perimet jeshile,” shtoi ai.

Nutricionisti vuri në dukje edhe përfitimet e shumta që lidhen me përbërësit bioaktivë të kafes, veçanërisht polifenolet, të cilat ndihmojnë në:

Parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare,

Ngadalësimin e proceseve të plakjes,

Zvogëlimin e rrezikut për diabet, kancer dhe çrregullime neuro-degjenerative,

Përmirësimin e humorit dhe reduktimin e rrezikut për depresion.

Përveç këtyre, Joka theksoi se kafja ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak si dhe në përmirësimin e shëndetit të zorrëve.

Këshilla e tij për publikun ishte e qartë: nëse nuk ka kundërindikacione shëndetësore, përfshirja e moderuar e kafes në rutinën e përditshme mund të sjellë përfitime të shumta për organizmin – sidomos për ata që janë në moshën e mesme dhe duan të ruajnë vitalitetin në vitet që vijnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy