34
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në Skenderaj, pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me sulm fizik me thikë.
Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa në vendngjarje janë konfiskuar një pjesë e një pushke gjuetie, një shkop druri dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.