Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) e misionit KFOR, i udhëhequr nga NATO, ka realizuar disa donacione për komunitetet që jetojnë në zonën e përgjegjësisë së saj, përmes ekipeve të bashkëpunimit civil-ushtarak.
Në kuadër të kësaj nisme, personeli i RC-W ka dhuruar një sistem ngrohjeje për Safe House në Gjakovë, pajisje shkollore për shkollat në Malishevë, pajisje mjekësore në Mamushë, një sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit dhe karroca elektrike për persona me aftësi të kufizuara në Istog.
Këto veprimtari të bashkëpunimit civil-ushtarak kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për gjithë komunitetin në Kosovë.
KFOR vijon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet dhe në lirinë e lëvizjes. Misioni operon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre si garantues të sigurisë.

