Bizneset në Kosovë do të mbyllen për shkak të liberalizimit të përshpejtuar të tregut energjetik

by engel

Oda Amerikane e Bizneseve dhe Klubi i Bizneseve kanë ngritur shqetësimin për pasojat e liberalizimit të tregut energjetik në Kosovë, duke theksuar se disa biznese tashmë kanë nisur të mbyllen.

Kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka, e cilësoi këtë proces si një “qorrsokak” për bizneset, duke përmendur mbylljen e furrës së fundit të Feronikelit si shembull të ndikimit negativ. Ai tha se një biznes ka ndërprerë veprimtarinë e tij, duke lënë 300 punëtorë pa punë.

banner

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se vetëm 1% e bizneseve preken nga vendimi i ZRRE-së, por nuk ka komentuar mbi mbylljen e kompanive për shkak të tregut të hapur energjetik.

Kryetari i Klubit të Bizneseve, Ilir Ibrahimi, ka bërë thirrje për reflektim urgjent, duke paralajmëruar se shumë biznese rrezikojnë falimentimin.

Aktualisht, në Kosovë operojnë 21 kompani të licencuara për shitjen e energjisë elektrike, por bizneset kanë marrë oferta vetëm nga KESCO, me çmime 300% më të larta se ato aktuale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy