SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

by engel

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj katër gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke i akuzuar për veprime të paligjshme kundër SHBA-së dhe aleatit të saj të ngushtë, Izraelit, raporton Euronews Albania.

Sekretari amerikan për Çështjet e Jashtme, Marco Rubio, njoftoi se gjyqtarët e sanksionuar janë Solomi Balungi Bosa dhe Luis del Carmen Ibañez Carranza nga Dhoma e Apelit e GJPN-së, si dhe Reine Adelaide Sophie Alapini Gansu dhe Betty Hoeller nga dhomat para-gjyqësore dhe gjyqësore.

banner

Kjo masë pason vendimin e GJPN-së për lëshimin e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të mbrojtjes, Yoav Gallant, të cilët akuzohen për mbikëqyrjen e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, një operacion ku sipas GJPN-së janë regjistruar viktima civile dhe krime lufte.

Dy nga katër gjyqtarët e sanksionuar kanë firmosur urdhrat e arrestimit për Netanyahu-n dhe Gallant-in, ndërsa dy të tjerët kanë miratuar hetimet për dyshimet mbi shkeljet e personelit amerikan në Afganistan.

Rubio ka akuzuar gjyqtarët e GJPN-së për përfshirje në procese të paligjshme dhe të pabazuara kundër Amerikës dhe Izraelit, duke theksuar se gjykata është politizuar dhe po abuzon me autoritetin e saj, duke cënuar sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy