Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it mbështet komunitetet në Kosovë me donacione të rëndësishme

by informim peje

Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të KFOR-it, e udhëhequr nga NATO, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh humanitare përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), duke bërë donacione në favor të të gjitha komuniteteve etnike brenda zonës së saj të përgjegjësisë në Kosovë.

Në një njoftim të KFOR-it thuhet se në kuadër të këtij angazhimi, kjo komandë ka realizuar një sërë kontributesh konkrete: në Gjakovë, dhuroi një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për strehim dhe siguri për personat në nevojë. Në Malishevë, nxënësit përfituan pajisje të shumta shkollore, ndërsa në Mamushë, dhuroi pajisje të reja mjekësore që do të ndihmojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

banner

Gjithashtu, në Deçan, instaloi një sistem të ri ndriçimi pranë Manastirit të Deçanit, ndërkohë, në Istog, u dhurua një karrige elektrike.

Këto iniciativa janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të krijuar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie.

Ky angazhim i pandërprerë i KFOR-it është një dëshmi e qartë e përkushtimit të NATO-s ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy