Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Si rrjedhojë, pranë lumit tek ura e Kaçanikut, u gjet pa shenja jete një i ri, i cili më vonë u identifikua të jetë nga Vitia,
Lidhur me rastin në fjalë u deklarua edhe policia përmes një komunikate.
Në njoftimin e policisë thuhet se ka dyshime fillestare që viktima nuk ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti.
“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftim .
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:“Hetim mbi vdekjen”. Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal”.