Familja shprehet sadopak e lehtësuar, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin

by engel

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella. Me këtë vendim, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit.

Vendimi i Gjykatës ka sjellë një ndjenjë lehtësimi për familjen e viktimës. Vëllai i saj, Shpat Ukella, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur mirënjohjen për organet e drejtësisë.

banner

“S’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan. Ky vendim na ka lehtësuar sadopak dhimbjen që ndiejmë për motrën tonë,” ka shkruar Ukella.

Familja e viktimës e ka cilësuar këtë vendim si një hap drejt drejtësisë, ndërsa rasti vazhdon të ngjallë reagime në opinionin publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy