Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se e ka shtyrë edhe për një ditë afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit, pra deri nesër.
“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 11.06.2025”, thuhet në njoftim.
Nga 1 qershori bizneset e mëdha kanë hyrë në tregun e hapur të energjisë elektrike. Lidhur me këtë nesër do të ketë një protestë.