Zbulimi i pllakës në Bon për qeverinë në ekzil, ambasada gjermane: Mbështetëm Kosovën në kohën më sfiduese

by informim peje

Drejtori për Europën Juglindore, OSBE, Këshillin e Europës dhe EFTA në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dje në Ditën e Çlirimit kanë zbuluar një pllakë përkujtimore në vendin ku dikur ishte e vendosur Qeveria në ekzil e Republikës së Kosovës (1995–1999).

Për këtë ka shkruar sot ambasada gjermane, e cila tha se Gjermania i qëndroi pranë Kosovës në kohët më të rëndësishme e sfiduese.

banner

Ambasada tha se kjo pllakë do të jetë simbol i lidhjeve të forta mes Kosovës e Gjermanisë.

“Gjermania luajti një rol kyç gjatë kohërave më sfiduese të Kosovës, duke ofruar mbështetje kur kishte më shumë rëndësi. Kjo pllakë qëndron si një simbol i qëndrueshëm i qëndrueshmërisë së Kosovës dhe lidhjeve të forta midis vendeve tona – një lidhje që vazhdon të rritet në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor. Nderimi i historisë, forcimi i lidhjeve dhe formësimi i një të ardhmeje të përbashkët”, ka shkruar ambasada.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës dje në Bon u mbajt edhe një minutë heshtje, në nderim të Bujar Bukoshit, që e drejtonte këtë qeveri. Bukoshi vdiq të martën në moshën 78-vjeçare.

Ambasadori Ajeti ka falënderuar Reiffenstuel për fjalën e tij në këtë ceremoni.

“Falënderoj Drejtorin Reiffenstuel për fjalën e tij në emër të Qeverisë Federale Gjermane, si dhe Ambasadorin Geert-Hinrich Ahrens për ndarjen e përvojës së tij të çmuar nga angazhimi në vitet ’90 për Kosovën, duke përfshirë edhe takimet e shumta me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bujar Bukoshi dhe intelektualin e pashoq Fehmi Agani”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy