22
Deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe Agim Bahtiri, thanë se nuk e kanë lexuar planin 15 pikësh të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për qeverinë e unitetit kombëtar.
I pyetur nga gazetarët nëse e kanë lexuar, Sveçla tha se s’ka pasë kohë, ndërsa Bahtiri tha se s’ia vlen.
“Nuk e kam lexuar me të thënë të drejtën. S’kam pasë kohë”, tha Sveçla.
“A ia vlen me lexu?”, pyetën gazetarët.
“Patjetër”, e ktheu Sveçla.
Por, ndryshe u përgjigj bashkëpartiaku i tij, Agim Bahtiri.
“Valla nuk ia vlen hiç të lexohet”, tha ai.