Shoqata e Prodhuesve i reagon KEK-ut: Mos bëni presion për ndërprerje të energjisë elektrike

by Nexhat

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga KEK-u t’i ndalin presionet e shantazhet.

Në një postim në rjete sociale, Ajvazi ka thënë se bizneset po paralajmërohen për ndërprerje të rrymës.

banner

Postimi:

Apel për KEK-un – Ndalni presionin ndaj prodhuesve!

Në emër të Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, i bëjmë thirrje KEK-ut që të ndalojë menjëherë presionin ndaj bizneseve prodhuese, përmes paralajmërimeve për ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk nënshkruajnë kontratën me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF).

Kujtojmë se rregullorja e ZRRE-së i obligon KEK-un që të ofrojë furnizim për 60 ditë për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë kontratë me ndonjë furnizues të licencuar. Çdo kërcënim për ndërprerje është i padrejtë dhe jashtë kornizës rregullative.

A nuk mjafton që po përballemi me rritje 2-3 fish të çmimit të rrymës, tash edhe presion e shantazh?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy