Erdogan dënon ashpër sulmet izraelite ndaj Iranit: Duhet t’i thuhet ‘mjaft’

by Nexhat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ashpër ndaj sulmeve ajrore izraelite kundër Iranit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Erdogan e ka cilësuar sulmin si një “provokim të hapur që injoron plotësisht ligjin ndërkombëtar”, raporton Hurriyet, transmeton Express.

banner

Tutje presidenti turk ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë këtë sjellje të Izraelit, e cila po kërcënon stabilitetin global dhe rajonal.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë fund menjëherë sjelljes hajdute të Izraelit që synon destabilizimin global dhe rajonal,” ka thënë Erdogan.

Ai tutje ka theksuar se Izraeli po e çon strategjinë e tij për të përfshirë rajonin në dhunë dhe kaos në një fazë shumë të rrezikshme, duke u zhytur në një sjellje që nuk njeh kufij ligjorë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy