Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një liqen në Gjermani, ku një i ri 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Ardian Dushkolli nga Podujeva, lajm që është konfirmuar nga familjarë të tij përmes rrjeteve sociale.
Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht familjari i të ndjerit, Berat Osmani, i cili shkroi në Facebook:
“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë.”
Mediumi lokal Llapi.info raportoi se lajmin për vdekjen e Ardianit e ka konfirmuar gjithashtu edhe vëllai i tij, Armendi.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të mbytjes, ndërsa autoritetet gjermane nuk kanë publikuar ende një deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Familja ka kërkuar që bashkëatdhetarët të jenë pranë tyre në këto momente të rënda.
Ngushëllimet dhe mesazhet e solidaritetit kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale, ku shumë qytetarë dhe miq kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Ardianit.
