Kryetari Muharremaj priti delegacionin e bashkive arbëreshe nga Kalabria

by informim peje

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot një delegacion të rëndësishëm nga bashkitë arbëreshe të rajonit të Kalabrisë në Itali.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të marrëdhënieve kulturore dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave me origjinë të përbashkët shqiptare.

banner

Në një postim në Facebook, Muharremaj theksoi se delegacioni i përbërë nga kryetarët e bashkive San Demetrio Corone, San Cosmo Albanese, Frascineto, Caraffa di Catanzaro dhe Cerzeto, si dhe përfaqësues të Fondacionit Arbëresh, ka nderuar Komunën e Suharekës me këtë vizitë të veçantë. Ai shtoi se ky takim shërben si një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

“Natyrisht në të ardhmen do të shohim mundësinë e bashkëpunimit, duke e theksuar edhe si domosdoshmëri e kohës. Kjo vizitë e nderon komunën tonë, dhe kjo do t’i hap rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona”, u shpreh kryetari Muharremaj.

Delegacioni i përbërë nga Ernesto Madeo, komisioner i Fondacionit Arbëresh dhe kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone; Damiano Baffa, kryetar i Bashkisë San Cosmo Albanese; Angelo Catapano, kryetar i Bashkisë Frascineto; Serena Notaro, kryetare e Këshillit të Bashkisë Caraffa di Catanzaro; Giuseppe Rizzo, kryetar i Bashkisë Cerzeto dhe Valerio Caparelli, gazetar dhe përgjegjës i komunikimit të Fondacionit Arbëresh, zhvilluan një takim të frytshëm me përfaqësuesit lokalë të Suharekës.

Bashkitë arbëreshe të Kalabrisë janë komunitete historike me origjinë shqiptare, të cilat kanë ruajtur traditat dhe kulturën e tyre për shekuj me radhë. Kjo vizitë shënon një përpjekje konkrete për të krijuar ura bashkëpunimi që do të fuqizojnë lidhjet kulturore dhe ekonomike mes shqiptarëve në diasporë dhe në vendet e tyre të origjinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy