Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për shitblerje narkotikësh.
Sipas aktakuzës “me datë 07 nëntor 2024, rreth orës 19:00: min, në Prizren, konkretisht në shtëpinë e të pandehurit D.L., të pandehurit në bashkëkryerje pa autorizim posedojnë dhe paketojnë me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.”
Në hyrje të shtëpisë dhe në trupin e të pandehurit D.L., është gjetur një kuti plastike me njëmbëdhjetë (11) qese plastike që përmbanin substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”, me peshë 3.69 gram.
Në katin e dytë të shtëpisë janë gjetur të pandehurit Sh.L., A.K., K.Z., dhe i mituri E.K., duke paketuar substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasitë si vijon:
35 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë”me peshë neto 900 gram;
21 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 27.71 gram;
2 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 17.42 gram;
1 qes substancë narkotike e llojit “marihuanë e me peshë 13.26 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 22.83 gram;
Mbetje e substancës narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.48 gram;
3 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 4.18 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.38 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.86 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 1.16 gram;
3 qese substancë narkotike e llojit “kokainë” me peshë totale 0.71 gram;
20 copë tableta të llojit Xanax – Alprazolam 0.5 mg
“Po ashtu, janë sekuestruar edhe materiale të tjera që shërbejnë për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve për shitje, përfshirë: qese najloni të zbrazëta, një (1) peshore digjitale, një (1) grinder dhe dy (2) grindera të tjerë me mbetje marihuane. Pesha totale e substancës narkotike të llojit marihuanë e sekuestruar është 989.72 gram, ndërsa e kokainës është 4.4 gram. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.”