Kryediplomati iranian: Trump mund ta ndalë luftën duke ia mbyllur gojën Netanyahun me një telefonatë

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale, thotë se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “është i sinqertë në diplomaci” dhe dëshiron të ndalojë luftimet, “mjafton një telefonatë nga Uashingtoni për të mbyllur gojën dikujt si Netanyahu”.

Si alternativë, paralajmëron ministri i jashtëm, “zhytja” e SHBA-së në dhunë do të “shkatërrojë çdo perspektivë për një zgjidhje të negociuar”.

banner

Më herët sot, Trump refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje se çfarë do të duhej që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt.

Në një postim të veçantë në rrjetet sociale, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë pasi Izraeli shënjestroi transmetuesin shtetëror të Iranit, ka raportuar BBC

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy