Zhivojin Nesiq dënohet me 15 vite burg për krime lufte dhe dhunim seksual

by engel

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 15 vite burg Zhivojin Nesiqin, i akuzuar për krime lufte, konkretisht për dhunim seksual ndaj një viktime shqiptare gjatë viteve 1998-1999.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 26 gusht 2024, ndërsa që nga koha e arrestimit, i akuzuari ka qëndruar në paraburgim.

banner

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit janë regjistruar rreth 20,000 raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe.

Në prill të këtij viti, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit për njohjen e statusit deri më 15 maj 2027.

Ndaj vendimit të gjykatës ka reaguar edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), duke theksuar se ky është vetëm dënimi i dytë në Kosovë për krime lufte dhe dhunim seksual gjatë luftës.

“E mbijetuara në këtë rast është referuar në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) nga znj. Vasfije Krasniqi Goodman,” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Ky vendim i gjykatës vlerësohet si hap i rëndësishëm në adresimin e krimeve të luftës dhe dhunës seksuale, një çështje që mbetet ende sfiduese për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Që nga ajo kohë, QKRMT i ka qëndruar pranë në mënyrë të vazhdueshme, duke ofruar mbështetje psikologjike dhe ligjore që nga fazat e hershme e deri në përfundimin e procesit gjyqësor” – thuhet në njoftimin e QKRMT-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy