Kolegji i Gjykatës Supreme ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesë-padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Komisionit të Pavarur të Mediave,
Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesën, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025.
“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditëses: OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi” kundër të paditurit: Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025, në seancën e shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur, në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 10 qershor, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, e paraqitur kundër të paditurit, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me seli në Prishtinë.” – thuhet në vendim.

