KEK njofton për ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se “është detyruar” të ndalë njësin A4 të Temocentralit Kosova A.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, është e detyruar të ndalë njësinë A4 të Termocentralit Kosova A (TCA), sonte në ora 24:00.”

banner

KEK thotë se kjo ndalesë bëhet me qëllim që të parandalohet ndonjë defekt më i madh dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit.

“Kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit. Partnerët tanë afaristë janë njoftuar me kohë për këtë ndalesë, dhe kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme. Ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy