Në Gjilan mbahet panairi i fuqizimit: Solidaritet dhe mbështetje për gratë e mbijetuara

by engel

Në Gjilan po vazhdon “Panairi i Fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”, një iniciativë e rëndësishme që synon mbështetjen e grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës.

Ky panair jo vetëm që promovon punimet e tyre artizanale dhe bujqësore, por edhe rrëfen forcën dhe dinjitetin e tyre, duke i kthyer këto produkte në histori frymëzuese.

banner

Në mesin e vizitorëve ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e shoqëruar nga drejtorët komunalë Enver Shabani dhe Bajram Isufi, si dhe zyrtarë të tjerë.

Në fjalën e saj, Morina Bunjaku falënderoi organizatorët dhe garantoi mbështetjen e Komunës për gratë e mbijetuara.

Ajo premtoi krijimin e një “Këndi të Kurajës” në Gjilan për të ndihmuar në fuqizimin e tyre.
Përfaqësuesja e organizatës Medika Gjakova, Dorina Babobi – Kralani, theksoi se panairi ka një qëllim të qartë: fuqizimin ekonomik të grave të mbijetuara, duke u dhënë mundësinë për të promovuar punën e tyre dhe për të krijuar një burim të qëndrueshëm të të ardhurave.

Të gjitha produktet e ekspozuara janë të punuara nga këto gra dhe familjarët e tyre, duke reflektuar historitë e tyre të qëndresës dhe rilindjes.

Ky panair mbetet një thirrje e fuqishme për solidaritet dhe ndërgjegjësim, duke ofruar një hapësirë për njohjen dhe mbështetjen e rrugëtimit të grave drejt pavarësisë sociale dhe ekonomike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy