Izraeli planifikon të godasë objektiva të rëndësishëm në Teheran, thotë ministri i mbrojtjes

by Nexhat

Izraeli planifikon të godasë sot objektiva kyçe në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, para gazetarëve.

“Sot do të godasim objektiva shumë të rëndësishëm në Teheran dhe zëdhënësi i (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) do t’u drejtohet banorëve për t’i bërë thirrje të evakuohen”, tha Katz gjatë një vizite në qytetin bregdetar qendror të Izraelit, Herzliya, i cili u godit nga raketat iraniane këtë mëngjes.

banner

Ministri i mbrojtjes tha se vendi i tij po “drejton” vetë “fushatën” e bombardimit të Iranit, e cila tani është në ditën e saj të pestë, por i quajti Shtetet e Bashkuara një “mik të madh” kur u pyet nëse mund të bashkohej me sulmet.

“Për momentin ata po na ndihmojnë në mbrojtje kundër disa prej sulmeve dhe ne i falënderojmë për këtë”, tha Katz, duke përsëritur se vendi i tij nuk do të negociojë me askënd në Teheran për t’i dhënë fund konfliktit.

“Absolutisht jo – ne nuk po zhvillojmë negociata”, tha ai. “Negociatat e vetme që po zhvillohen janë midis raketave (të Forcave Ajrore Izraelite) dhe regjimit të diktaturës iraniane”, ka raportuar CNN, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy