SKENDERAJ/ Zbulohet shtatorja e nënës Zahide Jashari në sheshin e qytetit

by Nexhat

Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari . 

Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet nënën Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – simbolikë që ngërthen në vete mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.

banner

Vetë autori i veprës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë emocionet dhe domethënien që mbart kjo skulpturë.

“Zahide Jashari, nëna e një familjeje që u bë themel i lirisë së Kosovës. Figura e saj, duke përkundur një fëmijë në djep, na kujton se liria fillon aty ku lind jeta, në gjirin e nënës. Dhe se fuqia e një populli qëndron tek nënat e tij – që rrisin me dashuri, me qëndresë dhe me dinjitet”, ka shkruar Behramaj

Tutje, ai theksoi se nënë Zahide është një monument i gjallë i sakrificës dhe burrërisë së heshtur, një figurë që do të qëndrojë përjetësisht në vendlindjen e saj në zemër të Drenicës, duke përkundur djepin e lirisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy