FERIZAJ/ Nga zjarri dëmtohen tri vetura – intervistohet një i dyshuar

by Nexhat

Sot rreth orës 17:10, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj është raportuar një zjarr. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit nga zjarri janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesë plastike, me një dëm të vlerësuar rreth 1800 euro, ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lidhur me rastin, Veseli tha se “është identifikuar dhe intervistuar një i dyshuar, A. D, 38 vjeç”.

banner

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy