Kurti ngushëllon kryeministrin spanjoll për aksidentin tragjik të trenave në Madrid ku humbën jetën mbi 60 veta

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për jetët e humbura sot në Spanjë nga një aksident që ndodhi në Madrid mes dy trenave të shpejtë.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës në këtë ditë tragjike”, ka shkruar Kurti në X.

banner

Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar ndërprerjen e linjës hekurudhore që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, njoftoi operatori hekurudhor Adif.

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën nga aksidenti, njoftuan autoritetet rajonale të Castilla-La Mancha.

Ende nuk dihen detajet e plota të shkakut të aksidentet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy