Një teolog shqiptar flet për Euronews, pretendon se Irani e largoi uraniumin para sulmit amerikan

by Nexhat

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Irani kishte informacione para se të ndodhte sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj uraniumi është transportuar në vend të sigurt përpara sulmit.

Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme pas sulmit të SHBA, sipas tij lidhet ndoshta me vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, që do të sillte një kolaps ekonomik në Evropë dhe ndoshta një luftë të tretë botërore.

banner

“Në Iran thuhet që para se të sulmonin amerikanët dhe izraelitët çdo gjë është larguar, uraniumi i pasuruar është larguar në vend të sigurt. Banorët pranë bazës Fordow thonë që nuk kanë dëgjuar asnjë lloj zhurmë ndaj nuk është e sigurt si ka ndodhur kjo ngjarje. Është e sigurt që SHBA ka shkelur territorin e Iranit dhe ka sulmuar, por a e ka bërë këtë për t’i mbyllur gojën Izraeli që ne ndërhymë, ndoshta bëhet për arsye që të mbyllet lufta dhe të çelet një dritare për paqen. Irani e cilëson shkelje të sovranitetit dhe kërcënon se lufta do përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme duke goditur bazat amerikane. Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme… ndoshta nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit do të ketë një ndikim të madh në Evropë, do rritet çmimi i naftës, do ketë trazira të mëdha në lindjen e mesme, kolaps total dhe mundësi për një luftë të tretë botërore”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy