PRIZREN/ Kontrolle befasuese, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

by Nexhat

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion me kontrolle të befasishme në qytetin e Prizrenit, në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme gjatë sezonit veror.

Zëdhënësi për media i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, deklaroi se “mbrëmë, më datë 21.06.2025, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Prizren, në bashkëpunim me Njësitin Kundër Trafikimit me Narkotikë dhe me përkrahjen e Njësive të Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Prishtina, Gjakova dhe Ferizaji, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të planifikuar me kontrolle të befasishme të personave në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të qytetit të Prizrenit”.

banner

Gjatë këtij operacioni, Policia ka hasur në të paktën një rast të posedimit të armës së ftohtë.

“Gjatë këtij operacioni, të paktën tek një person është gjetur një thikë brezi. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë me operacione të tilla edhe në ditët në vijim: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të tilla në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike për të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit të verës.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy