Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat

by Nexhat

Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri, ka alarmuar për një skandal që dyshohet të ketë ndodhur në Doganën e Kosovës, ku pretendohet se janë larguar të dhënat dhe raportimi për tregti të energjisë nga dokumenti i fundit zyrtar janar-maj 2025 Open Data,

Ymeri tha se energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen dhe sipas saj kjo është një lojë me transparencën dhe me faturat e qytetarëve.

banner

Ajo e akuzoi Vetëvendosjen se ka shtrirë pushtet “cep më cep” në institucione, duke vëzhguar si “Vëllau i madh”.

“Energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen.

E kam thënë disa herë në emisione – importi i energjisë në Kosovë është shumë i lartë, cdo ditë mbi 1 milion euro.

Sot të dhënat zyrtare të doganës për periudhën janar -maj 2025 nuk shfaqin asnjë import të deklaruar si energji elektrike. As edhe një.

Kjo është e pamundur.

Vëllau i Madh vëzhgon apo jo, Big Brother aka VV: Ata po na dëgjojnë, po na shikojnë, por ndërkohë po i fshehin të dhënat.

Po luajnë me transparencën, me faturat tona, me të drejtën tonë për ta ditur sa paguajmë e kujt po i shkojnë ato miliona.

Dogana e Kosovës a ju thanë hiqni importin e rrymës mos ta kuptojnë popoulli sa pare ju marrim?

A ju thanë hiqni kodin 2716 edhe u tha u bë.

Pushteti në popull jo por në institucione po shtrihet cep me cep.”

Janina Ymeri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy