Izraeli bombardon burgun famëkeq të Iranit

by Nexhat

Ushtria izraelite shënjestruan centralin bërthamor “Fordoë” të Iranit një ditë pasi SHBA-të bombarduan objektin, ndërkohë që hodhën në erë dyert e një burgu famëkeq iranian.

Irani i ka kërkuar ndihmë Rusisë, ndërsa është zotuar për hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

banner

Sakaq, presidenti rus Vladimir Putin është takuar me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Gjatë takimit, udhëheqësi rus dënoi sulmet amerikane në centralet bërthamore iraniane, duke i thënë Araghchit: “Ju po vizitoni Rusinë në një kohë të vështirë, gjatë një përkeqësimi të mprehtë të situatës në rajon dhe përreth vendit tuaj”.

Ai tha gjithashtu se Rusia po “bënte përpjekje për të ndihmuar popullin iranian”.

Ndërsa Araghchi falënderoi Rusinë për dënimin e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy