Dhoma e Tregtisë mirëpret anulimin e vendimit për treg të hapur: U vërtetua se ZRRE ka vepruar kundërligjshëm

by Nexhat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se e mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale, pasi që e njëjta ka vendosur për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike,

Në komunikatë shtohet edhe se, vendimi në fjalë vërteton deklarimet e tyre se ZRRE ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur.

banner

Po ashtu theksohet se, Dhoma e Tregtisë është e para që ka ushtruar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përderisa tashmë janë dhjetëra kompani që kanë dërguar ankesë në gjykatë rreth këtij vendimi.

Komunikata:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë, e cila pezulloi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky vendim vërteton për të satën herë deklarimet tona se ZRRE ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur, derisa në këtë proces është vetëm një kompani që po jep oferta të furnizimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në emër të bizneseve është e para që ka ushtruar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndërkohë tashmë janë dhjetëra kompani që kanë dërguar ankesë në gjykatë rreth këtij vendimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy