Trump shpërthen ndaj Izraelit dhe Iranit me fjalor +18: They don’t know what the f**k they’re doing

by Nexhat

Përderisa presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar prishjen e armëpushimit Iran-Izrael, duke u treguar veçanërisht “i pakënaqur” me Izraelin, ai ka vazhduar deklaratat e tij në lidhje me këtë situatë.

Para se të nisej për samitin e NATO-s në Hagë, Trump u ka thënë gazetarëve se: “Pati një raketë që, sa duket, u lëshua pasi kishte kaluar afati, dhe tani Izraeli po kundërpërgjigjet. Këta djem duhet të qetësohen.”

banner

Presidenti tutje ka shprehur mllefin e tij ndaj situatës duke përdorur edhe fjalor të rëndë…

“We basically have two countries that have been fighting so long and so hard that they don’t know what the fuck they’re doing“. Pra në fjalë të tjera ai ka thënë se: “Kemi të bëjmë në thelb me dy vende që janë duke luftuar prej kaq kohësh dhe me aq intensitet, sa nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë.”

Ai ka shtuar se nuk i pëlqyen “shumë gjëra” nga ajo që pa një ditë më parë.

“Nuk më pëlqeu fakti që Izraeli reagoi menjëherë pas marrëveshjes që ne shpallëm,” ka thënë Trump, duke iu referuar armëpushimit që kishte shpallur më herët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy