Lutfi Haziri: Autostrada e Gjilanit një projekt i braktisur, ka vetëm roje projekti nuk po jetësohet

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ndarë me ndjekësit një video të publikuar në Facebook, ku pamjet e fiksuara në kantierin e autostradës së Gjilanit flasin vetë: makinat e punës mungojnë, ndërsa heshtja ka zëvendësuar zhurmën e ndërtimit që qytetarët prisnin me shpresë.

Sipas Hazirit, kjo situatë nuk është thjesht një ndalesë teknike, por një simbol i një mungese të përgjegjësisë dhe vizionit.

banner

Ai shprehu shqetësimin e thellë për braktisjen e projektit, duke theksuar se ky segment rrugor ishte menduar të shërbente si një hallkë zhvillimore për Gjilanin, Anamoravën dhe më gjerë.

“Në këtë vendpunishte sot janë vetëm rojet,” tha ai, duke e cilësuar këtë autostradë si një projekt të zemrës për të, për të cilin ka lobuar dhe punuar ndër vite.

Haziri kritikoi ashpër nivelin qendror të qeverisjes, duke deklaruar se përplasjet politike nuk mund të justifikojnë ndaljen e punës në terren.

Ai premtoi se kjo nuk do të mbetet një çështje e izoluar. “Do t’i vizitojmë të gjitha kantieret në Kosovë për ta dokumentuar gjendjen reale. Sepse qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën,” u shpreh Haziri në deklaratën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy